Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 22:38

Ramallah - Ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Rijad Malki, deklaroi se palestinezët do të përpiqen ta rrethojnë Këshillin e Sigurisë të KB-së, nëse SHBA-ja vendosë veto në tentimin e tyre të shpallin pavarësinë.

Malki tha se palestinezët “për të paralajmëruar për çfarëdo lloj vetoje”, do të kërkojnë seancë urgjente të AP-së të KB-së mbi bazë të rezolutës 337 të njohur si Bashkim për paqe, e cila jep kompetenca që Asambleja të marrë vendim nëse në KS nuk arrihet pajtim.

Miratimi nga KS-ja është i domosdoshëm që shteti palestinez të pranohet si anëtare e KB-së, por Obama paralajmëroi se SHBA-ja do të vendosë veto. Ky hap i tillë, sipas mediave amerikane, me siguri do të shkaktojë polemikë, ndërsa Malki pranoi se palestinezët ende nuk kanë nevojë për dy të tretën e shumicës në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.