Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 09:28

Islamabad - Kryeministri pakistanez formon komision i cili do t’i hetojë rrethanat të cilat sollën operacionin më 2 maj, në të cilin komandot amerikane e likuiduan liderin e Al Kaedës Osama bin Laden.

Parlamenti i vendit kërkoi hetim të pavarur në vend të atij ushtarak. Komisioni pesëanëtarësh duhet t’i sqarojë faktet rreth  pranisë  të liderit  të Al Kaedës në Pakistan. Komisioni  është kryesuar nga gjykatës, ndërsa inkuadron edhe një gjeneral të pensionuar.

Pakistani ishte vendosur në pozitë të pakëndshme pas zbulimit se Bin Laden ka jetuar qetë në një qytet veriperëndimor në afërsi të akademisë ushtarake.

Ushtria e vendit veçanërisht u ndje e nënçmuar nga aftësia e amerikanëve ta përfundojnë operacionin dhe ta braktisin territorin pakistanez pa u vërejtur.