Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:15

Peshevar – Policia e Pakistanit tha se të paktën 23 ushtarë dhe 35 militantë janë vrarë gjatë një beteje të gjatë, që filloi me sulmin e militantëve mbi një postbllok në kufi me Afganistanin.

Policia tha se përleshja nisi të mërkurën, kur rreth 200 militantë kaluan kufirin nga Afganistani dhe rrethuan posbllokun kufitar në Shaltalu, në qarkun e Dirit të Epërm.

Policia tha se situata është vënë nën kontroll sot në mesditë.

Dy vjet më parë, ushtria lansoi në ofensivë kundër talibanëve në rajonin e Nalakandit, ku përfshihet Diri.

Qindra talebanë atëbotë ikën në Afganistanin fqinj.