Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 13:28

Peshavar – Dy shpërthime që kanë ndodhur në qytetin pakistanez, Peshavar, ka vrarë së paku 34 persona dhe ka lënduar 100 të tjerë.

Shpërthimet, një nga të cilët besohet se është kryer nga një sulmues vetvrasës, kanë ndodhur pak pas mesnate në një rajon të këtij qyteti, ku janë të vendosura edhe disa zyre politike dhe ushtarake.

Deri më tash asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo dihet se talebanët e Pakistanit janë betuar për hakmarrje ndaj sulmit amerikan që e vrau liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden.