Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 17:54

Islamabad – Talebanët pakistanezë e shpallën lider të tyre suprem egjiptianin, Ajman al Zavahiri, i cili prej dje është lideri i ri i Al Kaedës, pas vdekjes së Osama Bin Ladenit, shkruan sot gazeta pakistaneze “Don”.

Në redaksinë e gazetës u paraqit përfaqësuesi i talebanëve, Ehsanula Ehsan, i cili në emër të grupacionit “Tehrik e taleban” deklaroi se talebanët nën udhëheqje të Zavahirit së shpejti do t’i hakmerren SHBA-së për dhunën në Pakistan dhe vrasjen e Osama bin Ladenit.

Komandanti i njohur i “Tehrik e taleban”, Omar Hamid Harasani shpalli deklaratë në të cilën Ajman al Zavahirin e quan “kokë dhe lider suprem të talebanëve”.

Sipas ekspertëve pakistanezë, Zavahiri do të tentojë ta përforcojë bashkëpunimin mes ekstremistëve nga të dyja palët e kufirit pakistanezo-afgan dhe do të shfrytëzojë një metodë të re për demoralizim të armatës pakistaneze.