Lajme Shqip e Mërkurë, 18 Korrik 2012 13:45

SHBA- Këshilli i Sigurimit në OKB ka rrëzuar pretendimet e Rusisë për mbajtjen e një seancë për vrasje për motive etnike në Kosovë.

Në mbledhjen e mbajtur me dyer të mbyllura, ambasadori i rus në OKB ka pretenduar se vrasjen e dy serbëve në Talinic dhe Ferizaj ishin për motive etnike. Gjithashtu Rusia ka pretenduar se në Kosovë janë stërvitur rebelë sirianë dhe libianë.

Shumica e ambasadorëve kanë rrëzuar pretendimet e Rusisë duke i cilësuar të paargumentuara. Pretendimet që vinin nga Rusia dhe Serbia, janë kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Franca dhe shumë shtete tjera.

Ambasadorët perëndimorë kanë vlerësuar së bëhet fjalë për incidente të izoluara, raporton “Tanjug”. Ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë kundërshtuar mbajtjen e një seance për këto arsye. (LajmeShqip.com)