Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 10:04

Port-O-Prens - Epidemia e kolerës në Haiti, e cila është shkak për vdekjen e 5.500 personave, me siguri është shkaktuar pa qëllim nga ushtarët e forcave paqeruajtëse të OKB-së, pohojnë shkencëtarët në raport.

Hulumtimi i tyre, i publikuar në numrin e korrikut të revistës “Paraqitja e sëmundjeve të reja infektuese” në Qendrat amerikane  për kontroll dhe parandalimin të sëmundjeve, përmban dëshmi më kategorike  për mbështetjen e teorisë për rolin e OKB-së në përhapjen e sëmundjes.

Hulumtimet “bindshëm konfirmojnë” se kontingjenti i Nepalit  dhe forcat e armatosura të OKB-së kanë infektuar një lum në Haitit, për shkak të kushteve të vështira sanitare në bazën e tyre.

Shefi i ekipit të hulumtimit Reno Piaru edhe më parë i akuzonte forcat e armatosura për epideminë. Hulumtimi i ri është më i hollësishëm dhe metodologjia e tij është është verikfikuar nga shkencëtarë të tjerë.