Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 09:19

Shkup - Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Fakulteti ekonomik në Shkup sot do të mbahet vazhdimi i Konferencës ndërkombëtare dyditore “Marrëveshja e Ohrit: Drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, që filloi dje në Tetovë.

Në konferencën në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare të cilët ndihmuan në negociatat për marrëveshjen, negociuesit nga Maqedonia do ta shqyrtojnë zhvillimin e Maqedonisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në periudhën pas Marrëveshjes së Ohrit. Do të përfshihen edhe përfaqësues rajonalë të cilët do t’i paraqesin perspektivat e tyre, si dhe specialistë eminentë nga sfera e ekonomisë, menaxhimit, shoqërisë dhe kulturës.

Pritet në konferencën në Shkup të marrin pjesë edhe ambasadorët e SHBA-së, Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Suedisë dhe anëtarë të tjerë të bashkësisë diplomatike me seli në kryeqytet.

Konferenca e cila organizohet nga Universiteti në Kolumbi – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti filozofik në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Universiteti shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore, dje u mbajt në Tetovë.