Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 13:10

Ohër – Në Ohër sot do të fillojë konferenca rajonale dyditore e njësiteve për kontroll të brendshëm nga shërbimet policore të vendeve të rajonit, organizatorë të së cilës janë MPB-ja e Maqedonisë, Misioni i OSBE-së dhe Programi ICITAP pranë Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Konferenca i dedikohet metodologjive për dëshmim të korrupsionit dhe bashkëpunimit të shërbimeve për kontroll të brendshëm nga rajoni për parandalimin e saj.

Është paraparë që në fillim të forumit të ketë fjalim sekretarja shtetërore në MPB, Violeta Andonovska.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.