Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 09:00

Paris- Evropa ka nevojë për fond për shpëtim me vlerë prej 1,3 trilionë dollarë (një trilion euro), që ta ndërpresë zgjerimin e krizës debitore, thuhet në raportin e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD).

Në raportin theksohen hapat të cilat Evropa duhet t’i ndërmarrë që të shmangë shkatërrim të eurozonës.

Mes hapave të theksuara janë – bankat të kenë mjaftë para që ta shmangin goditjen, të detyrohen kreditorët privatë të Greqisë që të akordohen në të paktën 50 për qind humbje për obligacionet shtetërore, të rritet shuma e fondit për shpëtim, e cila në fillim do të disponojë me 500 miliardë euro.

Në dokumentin hollësisht janë përshkruar edhe mënyrat për rritje të mjeteve të fondit, kur investitorët privat me siguri nuk do t’i rrisin investimet. (LajmeShqip.com)