|
|
e Enjëte, 10 Maj 2012 09:15 28 Janar 2013 13:53
20 Janar 2013 15:53
2 Janar 2013 17:11
22 Dhjetor 2012 17:25
23 Nëntor 2012 14:45
9 Nëntor 2012 19:00
7 Nëntor 2012 18:47
7 Nëntor 2012 14:46
7 Nëntor 2012 14:10
7 Nëntor 2012 09:38
Presidenti amerikan, Barack Obama, i përfshirë në fushatën e ethshme elektorale për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se është pro martesave mes homoseksualëve, një pikë kjo ku republikanët janë kategorikisht kundër.
Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC, Obama tha se “është koha që të dalë i hapur; po, mendoj që çiftet homoseksuale duhet të kenë mundësinë ligjore për t’u martuar”.
Pak ditë më parë, ishte zv/presidenti Joe Biden dhe anëtari i kabinetit Obama, Arne Duncan ata që shprehën “nevojën” e legalizimit të martesave mes të njëjtit seks në shkallë federale.
Vetëm shtatë nga shtetet që përbëjnë SHBA-në njohin martesën mes personave të të njëjtit seks, i fundit që iu shtua kësaj liste ishte edhe Nju Jorku.