|
|
e Diel, 25 Mars 2012 11:57 11 Prill 2013 09:29
9 Prill 2013 13:42
6 Prill 2013 17:35
5 Prill 2013 19:34
4 Prill 2013 10:55
1 Prill 2013 19:18
30 Mars 2013 17:19
15 Shkurt 2013 15:05
28 Janar 2013 13:53
20 Janar 2013 15:53
Seul – Presidenti amerikan Barak Obama ka vizituar Zonën e Demilitarizuar që ndan dy Koretë. Ai ka shkuar në një postbllok vëzhgues në kufi dhe ka takuar trupat amerikane.
Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë bisedime në Seul.
Obama do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar mbi kërcënimet potenciale të terrorizmit nuklear dhe mënyrat se si të luftohet ai.
Më shumë se 50 liderë pritet të marrin pjesë në samitin, që i zhvillon punimet të hënën dhe të martën.
Vizita e Obamës vjen në kohën kur janë rritur tensionet me Korenë Veriore, e cila ka bërë të ditur se planifikon të lansojë një raketë me rreze të gjatë veprimi.
SHBA-ja njoftoi se plani rrezikon marrëveshjen me SHBA-të për furnizim me ushqim.