Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 08:29

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij turk, Tayyip Erdogan janë pajtuar që të punojnë së bashku në parandalimin e luftëtarëve të huaj, të cilët përmes kufirit të Turqisë, i bashkohen grupit militant Shteti Islamik, thotë Shtëpia e Bardhë.

Të dy liderët, kanë zhvilluar një bisedë telefonike më 22 korrik, ku janë pajtuar gjithashtu që të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik, transmeton REL.

Shumica mijëra luftëtarëve të huaj,  nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara, që i bashkohen  Shtetit Islamik në luftë në Siri dhe Irak, kanë hyrë nëpërmjet qyteteve turke në kufi me Sirinë.

Më herët Turqia kishte hezituar që të përfshihej në luftën që po zhvillohej në shtetet e saj fqinje. Por, një bombardim i madh i kryer nga Shteti Islamik në qytetin turk që është në kufi me Sirinë, ku u vranë 32 njerëz, duket se ka nxitur Erdoganin në marrjen e masave më të forta.

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Obama ka dënuar dënimet në qytetin Suruc, si dhe sulmin e dytë, ku u vranë dy policë turqë dhe i ka ofruar ngushëllimet e tij për këto ngjarje.