Lajme Shqip e Martë, 17 Korrik 2012 10:55

Beograd – Në qeverinë e re serbe sigurisht se do të formohet zyra për Kosovën, ndërsa pran çdo resori qeveritar do të ekzistoj departamenti për problemet e Kosovës, bën të ditur e përditshmja serbe “Novosti”.

Kjo do të thotë se përveç zyrës, ku kandidat për të udhëhequr është kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ekziston edhe ekipi i njerëzve pranë ministrive të cilët do të merren me arsim, shëndetësi, financim dhe drejtësi të Kosovës!

Të gjitha departamentet dhe zyra do të bashkëpunojnë dhe vazhdimisht do të përcjellin gjendjen në veri.

Këtë e ka menduar SNS-ja, të cilës i takon resori për Kosovën. Sipas kësaj partie, të gjithë në qeveri, nga kryeministri, përmes zv/kryeministrave e deri te ministrat, duhet të kenë kujdes për Kosovën.

Me rastin e bisedave se a duhet shuar apo jo ministria për Kosovën, mbizotëron argumenti se ekzistimi i saj mund të ngjaj sikur marrëdhëniet ndaj Kosovës janë sikur në pyetje të jetë diaspora. Përparimtarët vlerësojnë se receta e qeverisë së kaluar, e cila në përbërjen e saj e ka pasur ministrinë për Kosovën, nuk ka dhënë rezultate.

Vendimi përfundimtar për zyrën do të merret deri në fund të javës. (LajmeShqip.com)