Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 14:56

Një puthje nuk don të thotë seks, veshjet me fustan mini nuk na shpijnë në idenë se femra është e prishur, biseda mes meshkujve dhe femrave nuk është tradhti dhe shumë mësime të ngjashme u jepen refugjatëve në Norvegji fillimisht dhe tani edhe në Danimarkë, me pretekstin që të evitohen përdhunimet ndaj grave te refugjatët dhe që të mësojnë kulturën perëndimore.

“Është një kurs për refugjatët të cilët vijnë nga kulturat e ndryshme të mësojnë principet tona. Ndodh që ndonjëherë hasim në vështirësi, por është metodë e mirë interaktive,” thotë Linda Hagen, që aktualisht mëson 34 refugjatë për atë që mund të quhet “Kurs mbi seksin”.

Këtë kurs e ka filluar edhe Danimarka, ndërsa Zvicra është në mëdyshje. Nga partia SP, theksojnë së këta kurse që mësojnë bazat e kulturës sonë, andaj janë të nevojshme, ndërsa nga partia konzervative SVP, theksohet se “më mirë do ishte të uleshte numri i refugjatëve sesa të merremi me kurse të tilla.”

Këto kurse filluan pas dhunimeve të shpeshta që vëreheshin në kampet e azilit në Norvegji gjatë viteve 2011.