Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 09:04

Nju-Jork – Zhytësi amerikan Bill Voren vendosi të kërkoj në det trupin e liderit të AL Kaedës, Osma Bil Laden. Voren (59) deklaroi për Nju-Jork post se ekspeditën do ta organizojë për kërkimin e trupit të Bin Ladenit në Detin Arab.

Më pas Voren ka për qëllim t’i tregojë fotografitë si dëshmi se ish lideri i Al Kedës vërtet është vrarë nga njësia speciale amerikane në Pakistan, më 2 maj të këtij viti.

Voren deri tani ka zbuluar mbi 200 anije të fundosura dhe është i bindur se mund ta gjejë trupin e Bin Ladenit.

“E bëj këtë sepse jam patriot amerikan i cili dëshiron ta mësojë të vërtetën. E bëj këtë për tërë botën” deklaroi ai.

Sipas vlerësimeve të tij, ekspedita dyjavore do të kushtojë rreth 400. 000 dollarë. Planifikon që nga India të marrë hua një anije për 10. 000 dollarë në ditë, si dhe aparat nënujor me telekomandë për një mijë dollarë në ditë.