Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 08:55

Policia e Karolinës së Jugut ka arrestuar një mashkull, i cili në shtëpinë e tij kishte fshehur arsenal armësh të luftës, 10 mijë copë armësh të vjedhura.

Siç raporton Agjencia e lajmeve franceze AFP, Brent Nikolson është arrestuar këtë vikend pasi që revole dhe pushkë janë gjetur në shtëpinë e tij.

Disa qindra armë janë gjetur në shitoren e pijeve alkoolike që mban me babain e tij ndërsa tjerat janë gjetur edhe në shtëpinë e tij.

Policia bën të ditur se iu janë dashur disa ditë që të konfiskojë krejt armët, në mesin e të cilëve gjendet edhe shumë municion dhe 500 elektro-shok.