Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 17:36

Nish – Mbrëmë në Nish një nënë ka hedhur nga ballkoni djalin dhe vajzën e vet, e pastaj ka kërcyer edhe vetë.

Një gjysmë ore pas mesnate, njofton Tanjug-u, Ania S. 35 vjeçare, hodhi nga tarraca e katit të katërt të banesës në qendër të Nishit djalin dhe vajzën e vet, e pastaj u hodh edhe vetë. Djali dyvjeçar vdiq, kurse vajza pesëvjeçare po përballet me vdekjen në spital.

Sipas gazetës “Blic”, Ania S. ndodhej në depresion të rëndë.