Lajme Shqip e Hënë, 23 Maj 2011 11:17

Nikozi – Al Kaeda i mbështetë kryengritjet arabe dhe angazhohet për zbatim të sheriatit në Egjipt, tha në një video xhirim të ri njëri nga liderët e rrjetit terrorist Ajman az Zavahiri, transmetuan mediat botërore, duke iu referuar qendrës amerikane për monitorim të sajteve islame SITE.

Në porosinë, që është në kohëzgjatje prej 49 minutave dhe ka qenë e drejtuar para vrasjes së liderit të Al Kaedës Osama bin Laden më 2 maj në Pakistan, Zavahiri posaçërisht iu drejtua popullit të Libisë, Sirisë dhe Egjiptit.

Ai i paralajmëron libianët që mos të gëzohen në intervenimin ushtarak të NATO-s, pasi që sipas tij Aleanca dëshiron ta zëvendësojë Moamer Gadafin, me “regjimin e tij të vetëm tiran”.

Ajman az Zavahiri ashpër e kritikoi luftën në Egjipt për shkak se nuk iu ndihmoi egjiptianëve të cilët jetojnë në Libi. Zavahiri, i cili është egjiptian, shprehi shqetësim që kushtetuta e Egjiptit nuk bazohet në të drejtën islamike – sheriatin.

Ai u bëri thirrje sirianëve që ta vazhdojnë kryengritjen e tyre kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, të cilin e vlerësoi si të ashpër dhe të korruptuar.