Lajme Shqip e Martë, 16 Tetor 2012 13:12

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova – do të heqim dorë nga rruga evropiane”, tha Nikoliq dhe shtoi se “këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse këtë e propozoj”.

Mëtutje, Nikoliq, i tha gazetës Veçernje Novosti, se Serbia e ka arritur nivelin e rregullimit, i cili i mundëson që të mund të llogarisë në anëtarësim të Bashkimit Evropian, por Brukseli e mbanë në distancë për shkak të Kosovës.

“Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, për këtë çështje, tha Nikoliç. (LajmeShqip.com)