|
|
e Diel, 16 Shtator 2012 08:10 29 Prill 2013 19:10
25 Prill 2013 17:35
25 Prill 2013 12:07
19 Mars 2013 14:37
27 Shkurt 2013 13:39
5 Shkurt 2013 14:37
1 Shkurt 2013 18:27
28 Janar 2013 17:35
25 Janar 2013 14:37
BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka deklaruar të shtunën se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe e tillë do të mbetet”.
“Dikush mund ta trajtojë ndryshe këtë çështje, por derisa ne nuk e japim Kosovën, atë nuk mund të na e marrë askush”, -ka thënë Nikolic, transmetojnë mediat serbe.
Duke komentuar kushtet që duhet të përmbushë Serbia në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Nikolic ka thënë se shtetet e tjera, kuvendet dhe qeveritë mund të shprehin qëndrimin e tyre, por “Kosova mbetet pjesë e Serbisë”.
Ditë më parë, zyrtarë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore. (LajmeShqip.com)