Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 12:07

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, gjatë një interviste për TV të Bisnjës (TV BHT) ka kërkuar falje për të gjitha krimet e bëra nga cilido individ në Bosnjë e Hercegovinë në emër të shtetit dhe popullit serb.

Nga fragmente të emicionit “Intervju 20”, të transmetuar edhe përmes You Toobe dhe portalit Klix.ba, Tomisllav Nikoliq i pyetur nga gazetarja rreth gjenocidit në Srebrenicë, fillimisht tha se ai duhet të argumentohet, por ka shtuar se “përulet dhe kërkon mëshirë për të gjithë serbët për këtë krim”, transmeton Koha.net.

Në ndërhyrjen se gjithë çka ndodhur rreth  Srebrenicës flet se me të vërtetë ka ndodhur gjenocidi, ai është përgjigjur se edhe gjithë çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në ish-Jugosllavinë ka karakter gjenocidi. 

 Në insistimin e gazetares se Srebrenica megjithatë ka një peshë, presidenti i Serbisë është përgjigjur: “Unë gjunjëzohem për këtë. Ja po gjunjëzohem. Dhe kërkoj falje për Serbinë për krimet që janë bërë në Srebrenicë… Kërkoj falje për krimet e bëra nga cilido individ nga populli ynë  në emër të shtetit tonë dhe të popullit tonë”,  ka thënë.  

Ndër të tjera portali Klix.ba thekson se Nikoliq deklaroi se për të “Serbët nga Republika Serbska janë Boshnjakë, sado që disa sish nuk e pëlqejnë të quhen ashtu”

Transmetimi i kësaj interviste në TV BHT është paralajmëruar për datën 7 maj të këtij viti.(LajmeShqip.com)