Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 12:23

Lira turke sot është ngritur shumë pas fitores së partisë konservative qeveritare të kryetarit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Lira, sot në mëngjes është ngritur më shumë 4 për qind. Dollari sot këmbehet 2,78 lira, e euro me 3,07, transmeton Koha.net.

Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP), në pushtet nga vitit 2002, sipas rezultate ende jo të plota, ka fituar 49,4 për qind.