|
|
e Mërkurë, 04 Maj 2011 09:34 Uashington - Menjëherë pas vrasjes së liderit të rrjetit terrorist Al Kaeda, Osama bin Laden, komandot amerikane kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij në Pakistan dhe kanë marrë pesë kompjuterë, 10 hard-dravera dhe rreth 100 CD dhe DVD, publikuan mediat amerikane.
Këto të dhëna do t’i mundësojnë shërbimeve zbuluese amerikane mundësi të rrallë, ndërsa Agjencia zbuluese qendrore (CIA) veçmë caktoi ekip i cili do ta kontrollojë materialin.
Paraprakisht është kumtuar se shtëpia në të cilën Bin Laden ka jetuar dhe është vrarë, nuk ka pasur telefon dhe Internet.
Drejtori i CIA-s Leon Paneta deklaroi se fotografitë e liderit të vrarë të Al Kaedas do të publikohen në opinion. Ai shtoi se nuk ka pasur kohë për negociata midis pjesëtarëve të njësiteve speciale amerikane dhe Bin Ladenit, për shkak se vendimi është marrë në një pjesë të sekondës.