Lajme Shqip e Martë, 26 Qershor 2012 19:58

Bruksel – Mali i Zi mori dritë të gjelbër për fillimin e negociatave inkuadruese për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Për sjelljen e vendimit për hapjen e negociatave nevojitej pëlqim nga shtetet anëtare të BE-së.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq deklaroi paraprakisht se në rast se shteti merr datë për negociata inkuadruese me BE-në, do të ishte logjike që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vjeshtë të këtij viti, jo në mars të vitit të ardhshëm kur skadon mandati i pushtetit aktual ekzekutiv ligjdhënës. (LajmeShqip.com)