Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 08:48

Lagos - Gjatë një aksioni policor në Nigeri është zbuluar “fabrikë për foshnja”.

Në qytetin Aba, në lokalet e një fondacioni lokal janë gjetur 32 vajza shtatzëna të moshës midis 15 dhe 17 vjeç, të cilat kanë pranuar para autoriteteteve se kanë dashur të përfitojnë prej 110 deri 130 euro për të sapolindurit.

Pronari i lokaleve është arrestuar dhe në qoftë se shpallet fajtor ai do të dënohet me 14 vjet dënim me burg.

Në vendet e Afrikës Perëndimore kontrabanda e këtillë me njerëz është dukuri e shpeshtë. Foshnja dhe fëmijë nga familjet e tyre u shiten rrjeteve për prostitucion ose që më vonë të dërgohen të punojnë në miniera, fabrika, në fusha ose të punojnë si ndihmës shtëpiake.

Në shumë raste të rralla fëmijët janë blerë që të bëhen viktima në rituale të magjisë së zezë.