Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 12:59

Shkup – Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që ti jepet fund zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe të pranohet rezultati i raundit të dytë.

Kjo bëhet e ditur për agjencina e lajmeve INA nga burime pranë misionit monitorues ODIHR/OSBE si dhe selitë e përfaqësitë diplomatike relevante në Shkup, ku është kërkuar që të mos prolongohen dhe problematizohet fitorja e partive në raundin e dytë, për shkak të afatizimeve për procesin e evrointegrimeve, raportit pranveror të Komisionit Evropian për Maqedoninë si dhe për shkak të intensifikimit të procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kërkesa e tillë i është bërë edhe autoriteteve qeveritare, por edhe përfaqësuesve të KSHZ-së për të përmbyllur sa më mirë dhe në përputhje me ligjet, procesin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Ankesat e VMRO-DPMNE dhe LSDM për anulimin e raundit të dytë në Strugë, anulimi i votimeve në Kumanovë si dhe ankesat për komunat e tjera ka bërë që përfaqësuesit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të shmangur prolongimin e përmbylljes së procesit të zgjedhjeve”, theksoi për INA një burim ndërkombëtar në Shkup.

Në Maqedoni tashmë kanë ngelur edhe 48 orë për ti dhënë fund procesit të zgjedhjeve, me ankesat e partive për raundin e dytë dhe më pas vendimi final që duhet të pasojë nga Gjykata Administrative, e cila vendos përfundimisht se a do të ketë rivotime apo do të finalizojë rezultatet e raundit të dytë. Në zgjedhjet lokale në Maqedoni, VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski fitoi 56 komuna, BDI 14 komuna si dhe garimi për raundin e dytë në Dollnen përballë VMRO-DPMNE, LSDM me 4 komuna, PDSH 2 komuna,etj. (INA/LajmeShqip.com)