Lajme Shqip Monday, 08 April 2013 17:09

Londër –  Ish-kryeministrja e Britanisë, Margaret Thatcher, e njohur si ‘Zonja e Hekurt’ ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Zëdhënësi i saj tha se ajo  pësoi  sulm në tru.

Ajo ishte kryeministre e Britanisë nga viti 1979 deri më 1990, dhe ishte e para grua britanike në këtë pozitë. Gjatë qeverisjes së saj Britania përjetoi një zhvillim të fuqishëm ekonomik, veçmas gjatë viteve të 80-ta.

Sipas njoftimit të fëmijëve  të saj ajo u nda sot nga jeta, në gjumë, pas një hemarrogjie në tru.

Profesioni i saj ishte avokate e kimiste.

Më 1974 u bë liderja e parë grua e Partisë Konservative e pastaj edhe kryeministre e parë.

 Mbahet në mend si një politikane që ia ka dalë të bëjë shumëçka që s’kishin mundur shumë të tjerë para saj, ndër të tjera thyerjen e grevës së Sindikatës së Minatorëve në Britani.

Filmi Zonja e Hekurt është drama amerikane e biografisë së saj, që ka korrur suksese në festivalet ndërkombëtare më prestigjioze.(LajmeShqip.com)