Lajme Shqip Sunday, 26 June 2011 12:20

Bruksel – Moamer Gadafi është shënjestra legjitime e aviacionit të NATO-s përderisa lideri libian vazhdon të veprojë, thuhet në një incizim tonik, i cili transmetohet në radio stacionet libiane, lajmërojnë mediat perëndimore.

“E dimë se ku je dhe do të vazhdojmë të të vëzhgojmë. NATO nuk dëshiron të të vras, por nëse vazhdon të veprosh do të jesh cak për shkatërrim”, thuhet në audio mesazhin.

Me atë incizim, NATO “i siguroi” radio stacionet libiane dhe për analistët ushtarakë se kjo është dëshirë e Perëndimit që t’i përfundojë në afat sa më të shkurtër sulmet ushtarake mbi Libinë, të cilat vazhdojnë tashmë 100 ditë.

“NATO nuk do të tolerojë hapa armiqësorë, të cilat ke për qëllim që t’i bësh kundër civilëve. Shih para vetes – Heq dorë nga të gjitha pajisjet menjëherë. Nëse hap zjarr mbi NATO-n, do të jesh i shkatërruar”, thuhet në mesazh.

Në të njëjtën kohë kryengritësit pranuan se janë në negociata me regjimin, me ndihmën e ndërmjetësuesve që të mundet lideri libian të marrë vendim me të cilin ai shtet do të mbrohet nga shkatërrimi i luftës qytetare.

Abdul Hafiz Goga, përfaqësues i lartë i kryengritësve thotë se forcat e regjimit gjithnjë e më shumë po shkatërrohen dhe se presin propozim më të shpejtë për paqe.

“Presim së shpejti propozim. Ai më nuk mund të mer frymë”, tha Goga. Rol kyç në negociatat luajnë ndërmjetësues nga Afrika Jugore dhe Gjermania, të cilët në 24 orët e kaluara lajmëruan për përparim serioz në përpjekjet që të ndërpriten sulmet.