Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 07:43

Uashington – Një asteroid me përmasa të mundshme të dy autobusëve nga 5 deri në 20 metra në diametër, ka kaluar në largësi prej 12 mijë kilometrave nga toka.

Ai ka lëvizur me shpejtësi prej rreth 100. 000 kilometrave në orë.

NASA ka lajmëruar se guri hapsinor ka kaluar pa krijuar ndonjë pengesë, mbi Oqeanin Atlantik, derisa ka bërë xhiron e tij në formë trajektore të llojit të bumerangut.

NASA, gjithashtu ka njoftuar se një objekt me këto përmasa kalon në afërsi të tillë me planetin tonë çdo gjashtë vjet.