Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 13:52

Uashington - Agjencia ndërkombëtare për rejting kreditor “Mudis” e paralajmëroi Qeverinë amerikane se mund ta humb rejtingun e vet të lartë nëse Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk arrijnë marrëveshje deri në mes të muajit të ardhshëm për rritjen e limitit për debinë e SHBA-së.

Nëse të dyja palët së shpejti nuk arrijnë progres “Mudis” do ta vërë rejtingun kreditor amerikan për rishqyrtimin me  mundësisë  për ulje, duke pasur parasysh se ekziston “rrezik shumë i vogël, por rrezik rritës” Qeveria amerikane të falimentojë për huan e tyre, paralajmëroi agjencia.

Edhe një agjenci e madhe e rejtingut, “Standard and Purs”, në prill dha paralajmërim të njëjtë.

Qeveria e SHBA-së në 16 maj e arriti limitin për hua prej 14,3 bilion dollar, që paraqet shumë me të cilën mund  të merret hua për shkak të financimit të operacioneve të tyre.

Rejtingu më i ulët kreditor mund të shkaktojë  dëm ndaj ekonomisë amerikane dhe t’i godasa konsumatorët, duke pasur parasysh se normat e interesit mund të rriten.

“Mudis”, gjithashtu, paralajmëroi se deri te ulja e rejtingut mund të vijë  edhe nëse Qeveria amerikane  nuk sjell plan afatgjatë  për uljen e  deficitet buxhetor  i cili është në rrugë të mirë  që këtë vit  ta tejkalojë një bilionë dollar, tashmë tre vite me radhë.

Presidenti  i SHBA-së Barak Obama  dhe republikanët  dakordohen  se duhet të ulet deficiti, por nuk dakorodohen rreth mënyrës në të cilën duhet të bëhet.

Koha për arritjen e marrëveshjes skadon, ndërsa Ministria  e Financave paralajmëroi se Qeverisë i kërcënohet falimentim  nëse nuk e rrit limitin për detyrim deri më 2 gusht.