Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 08:37

Moskë – Vullkani Shiveluç në gadishullin Kamçatka ka hedhur hi në lartësi prej 8 deri 20 km, publikoi shërbimi gjeofizik i Akademisë ruse të shkencave.

Autoritetet shpallën shkallë të lartë të rrezikut për aviacionin si rezultat i aktivitetit të vullkanit. Tani për tani nuk ka rrezik për vendbanimet.

Ky është vullkani më verior në gadishullin Kamçatka. Vullkani është me krater prej 1,5 km dhe është aktiv nga shtatori i vitit 1980. Është vendosur nën mbikëqyrje të përhershme, njoftuan mediat ruse.