Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 13:26

Hagë - Ish-gjenerali serbo-boshnjak, krimineli i luftës Ratko Mlladiq, doli sot përballë gjykatësve të Hagës, në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugollsavinë. Ish-gjenerali nuk u deklarua as fajtor as i pafajshëm, por tha se kishte mbrojtur njerëzit dhe vendin e tij.

Fillimisht Mlladiq ka kërkuar që të lexojë akuzat e “tmerrshme” të cilat i janë drejtuar atij. Gjykatësi Alphonse Orie ka caktuar seancën e radhës që do të jetë më 4 korrik, duke i dhënë Mlladiqit 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij.

“Dua t’i lexoj akuzat e tmerrshme ndaj meje. Këto janë akuza monstruoze ,që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë”, tha Mlladiq, duke iu drejtuar trupit gjykues dhe duke shpjeguar se kërkonte dy muaj kohë për të lexuar dokumentacionin.

Mlladiq u arrestua javën e shkuar në Serbi pas 16 vjetësh arrati, ndërsa kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Avokati mbrojtës dhe familjarët e Mlladiq, thonë se ai është i sëmurë, por doktorët bënë me dije se ish-gjenerali ishte në gjendje të dilte para gjykatës.

Mlladiq akuzohet si autor i masakrës së Srebrenicës, ku mbetën të vrarë 8 mijë djem dhe byrra myslimanë. Po ashtu drejtësia e akuzon Mlladiq për genocid, perkekutim, vrasje, deportim, akte çnjerëzore, terror e pengmarrje me qëllim zhdukjen e myslimanëve nga territoret boshnjake.