Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:33

Prishtinë – Një gazetar i radios lokale “Kontakt plus”, në veri të Mitrovicës, është sulmuar fizikisht nga një serb, derisa po kryente detyrën e tij të raportimit nga tereni.

Siç njofton policia, sulmi ndaj gazetarit 33-vjeçar ka ndodhur dje rreth orës 16:40, në rrugën “Mbreti Petër”, përkatësisht në afërsi të lokalit “Polet”.

“Sipas informatave të regjistruara në këtë rast, besohet se në kohën kur gazetari po kryente detyrën e tij zyrtare të raportimit nga tereni për largimin e kioskave nga trotuaret, i dyshuari 49-vjeçar, i përkatësisë etnike serb, fillimisht e ka ofenduar atë në formë verbale dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në fytyrë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia.

I dyshuari për sulm është arrestuar.