Lajme Shqip Saturday, 13 April 2013 10:01

Prishtinë – Qeveria e Kosovës thirr serbët e zhvendosur që të kthehen në qytetin e Prizrenit, duke i porositur se do të kenë ckado që kanë nevojë.

Ftesën e bëri ministri i kthimit Dalibor Jevtiq, i cili tha se miqtë nga bashkësia ndërkombëtare janë të gatshëm të ndihmojnë po ashtu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë nismë.

Jevtiq i shoqëruar me një grup refugjatësh të shpërngulur në Nish, vizitoi sot kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja.

Ministri për kthim dhe komunitete po ashtu dërgoi edhe ndihma në manastirin e Shën Arhangjelit, i cili ishte djegur gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.(LajmeShqip.com)