Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 20:38

Milano – Votuesit italianë i hodhën poshtë projekt – ligjet kyçe, të miratuara nga Qeveria e kryeministrit Silvio Berluskoni, tregojnë rezultatet e pjesshme nga referendumi, i cili përfundoi sot.

Shumica e italianëve u thanë “jo” ligjit për privatizim të resurseve të ujit, planeve për ripërtërirje të energjisë bërthamore dhe ligjit me të cilin ministrave u jepet imunitet i pjesshëm nga hetimet gjyqësore.

Për herë të parë pas vitit 1995, jehona e votuesve ishte mbi 57 për qind, ndërsa 51 për qind jehonë është e mjaftueshme për pranim të rezultateve nga votimi.

Berluskoni, i cili publikisht u angazhua për zhvillimin e energjisë bërthamore, e bojkotoi referendumin.