Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 14:25

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është optimiste dhe shpreson se valuta e përbashkët evropiane, euro do të ketë ardhme, edhe pas problemeve, të cilat i kanë Greqia, Portugalia dhe Spanja.

“Në çdo rast është gabim të mendohet se unioni politik po largohet. Atëherë vendimi i valutës së përbashkët, ishte hap historik i drejt dhe vendimtar. Por, sot shohim se edhe ashtu një pakt i rëndësishëm stabilizues pothuajse nuk ishte mirë i ankoruar. Rregullat nuk ashpërsuan, por “u zbutën” dhe këtë e konsideroj se është gabim serioz” deklaroi Merkel për gazetën çeke “Lidove Novini”.

Ardhmëria e unionit politik, sipas kancelares, duhet të jetë me Komisionin Evropian si qeveri e BE-së, ndërsa Parlamenti Evropian do të jetë organi i saj për kontroll. Këshilli evropian i përbërë nga shefat e qeverive të vendeve të veçanta  anëtare mund të jenë Oda e dytë e Parlamentit.

Mbetet çështja, sa procesi i komplikuar mund të jetë në rrugën e federatës të atillë në Evropë. Për Merkelin, hap i rëndësishëm, për ardhmërinë e unionit politik është realizuar nënshkrimi i  pakos fiskale të BE-së  për mbajtjen e politikës buxhetore nga ana të gjithëve nënshkruesve. Edhe pse Çekia dhe Britania e Madhe nuk e nënshkruajtën Marrëveshjen, për Merkelin kjo nuk do të thotë se shteti çek do të izolohet në suaza të Unionit. Ajo dërgoi lëvdata për punën e Qeverisë të Petër Neças dhe reformat të cilat përpiqet t’i zbatojë.

“E respektojmë vendimin e çekëve që ta shfrytëzojnë energjinë bërthamore, fqinjët tanë për këtë vendosin të pavarur, u përgjigj Merkel në pyetjen lidhur me shfrytëzimin e energjisë bërthamore, duke pasur parasysh se Gjermania vendosi t’i mbyllë centralet bërthamore pas vitit 2022.