Lajme Shqip e Enjëte, 26 Korrik 2012 15:18

Athinë  - Greqia vendi më i rrezikuar në eurozonë për një falimentim të mundshëm ekonomik, vështirë të jep shenja të pozitive të rimëkëmbjes. Në Athinë po qëndron sot presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuell Barroso i cili do të përcjellë te autoritetet greke  mesazhin se BE se e dëshiron këtë vend brenda Eurozonës.

Ai po ashtu do të shohë nga afër se sa po arrihet në plotësimin e objektivave të kërkuar nga BE para se vendit ti jepet edhe një këst tjetër i kredisë. Kjo është vizita e tij e parë në Greqi në këto tre vjet, ndërsa analistët janë pesimistë nëse bisedimet me dyer të mbyllura do të japin një rezultat të pritshëm. Pas disa muajsh bllokimi politik dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti, Greqia vazhdon të luftojë për të përmbushur objektivat ekonomike të kërkuara prej saj.

Në ndërkohë në Athinë po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e huadhënësve më të mëdhenjtë ndërkombëtar të Greqisë. Inspektorët nga BE-ja dhe FMN-së po përpiqen po ashtu që të punojnë për të parë  nëse Greqia i ka plotësuar apo jo kriteret e kërkuara.

Por kriza ekonomike që ka përfshirë disa nga vendet e Eurozonës duket se po merr përmasa më të mëdha nga sa është menduar. Finlanda Franca dhe Gjermania, kontribuueset më të mëdha të buxhetit të BE-së kanë kërkuar uljen për pesë miliardë të buxhetit për vitin e ardhshëm. Reduktime akoma më të mëdha kanë kërkuar Britania e Madhe Holanda dhe Suedia. (LajmeShqip.com)