Lajme Shqip Friday, 28 September 2012 16:08

Beograd -Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka kritikuar prokurorinë serbe për publikim në medie të një videoje në të cilën një dëshmitar fliste për trafikimin e organeve gjatë luftës në Kosovë.

“Shpresoj se ata, Prokurori Vladimir Vukçeviç dhe zëvendësprokurori Bruno Vekariç të jenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij vendimi marrë parasysh emocionet e atyre që janë në kërkim të të dashurve të tyre dhe sa i përket besueshmërisë së Serbisë” ka deklaruar Kacin, raporton Tanjug.

Kacin u tha gazetarëve se këto imazhe dhe deklaratat e ndryshme të zyrtarëve serb u kanë krijuar trauma jo vetëm familjarëve të të zhdukurve po edhe gjithë shoqërisë.

“Kur dikush të bëjë një veprim të tillë doemos duhet të mbajë përgjegjësinë për pasojat” ka thënë në fund Kacin.(LajmeShqip.com)