Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 20:10

Si kandidati me më shumë gjasa shihet kardinali nga Gana, Peter Turkson, njëherësh kryetar i Këshillit të Papës për Drejtësi dhe Paqe.

Turkson është 64 vjeç dhe mosha është një favor për të, thonë mediat ndërkombëtare duke u thirrur në qarqet kishtare.

Nëse zgjidhet, kardinali Turkson do të ishte Papa i parë me ngjyrë.

Ndryshe, Vatikani ka njoftuar të hënën se Papa Benedicti XVI do të japë dorëheqje më 28 shkurt, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai është Papa i parë që jep dorëheqje në gati 600 vjet.(LajmeShqip.com)