Lajme Shqip e Mërkurë, 30 Maj 2012 17:14

Bruksel -  Nëse për shkak të krizës rreth euros Greqia futet në gjendje të jashtëzakonshme, BE do të mund të vendoste kontrollet kufitare, pohon e përditshmja vjeneze “Standard”, duke bërë të ditur se Këshilli në Bruksel dhe shtetet anëtare tashmë po shqyrtojnë mundësinë e skenarit më të keq.

Në BE në nivel më të lartë shqyrtohen mundësi të ndryshme respektivisht, të cilat do të ishin pasojë mbi gjendjen e sigurisë në Union pas falimentimit në Greqi. Këshilli i BE-së tani më diskuton për mundësitë për mbyllje të kufijve në rast të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Greqi. Të gjitha shtetet në BE përgatiten për këtë mundësi”, thekson gazeta.

“Standard” thekson se në rast të kaosit në Greqi, sasi më të mëdha të parave mundet në mënyrë joligjore të dërgohen në vendet e huaja dhe mund të vihet deri në rritje të kriminalit.

Mbyllja formale e kufijve, sipas “Standardit”, nuk do të përbënte ndonjë problem të madh, për dallim nga dalja e përfolur e Greqisë nga eurozona, gjë që nuk parashihet në konventat e BE-së. (LajmeShqip.com)