|
|
e Mërkurë, 18 Korrik 2012 13:12 Beograd - Në një shkrim të publikuar në gazetën serbe “Blic”, thuhet se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, vitin e dytë të studimeve e ka përfunduar vetëm për tri ditë. 
Sipas gazetës, Nikoliç në Fakultetin e Menaxhimit në Novi Sad, vitin e dytë e ka përfunduar nga 13 deri më 16 qershor 2005.
Në të dhënat studentore të Nikoliçit, viti i dytë i studimeve nuk është i nënshkruar nga dekani i fakultetit, madje nuk ka as vulën e fakultetit.
Po ashtu, gazeta ka verifikuar edhe orarin e provimeve që ka dhënë Nikoliç, të cilat kanë përkuar me fushatën politike që ka zhvillur ai, pjesëmarrjen në protesta, apo edhe intervistat që i ka dhënë, të cilat përputhen, apo kanë dallim shumë të vogël në kohë, gjë që le për të dyshuar për mundësinë fizike që Nikoliç të ketë marrë pjesë në provime. (LajmeShqip.com)