|
|
e Enjëte, 05 Korrik 2012 09:18 Beograd- Mediat serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb. 
Beogradasja “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit, ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në musliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.
“Kurir” ju referohet disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara.
Lajmi është publikuar në numrin e ditës të sotme, të gazetës serbe e cila shpërndahet në Serbi dhe Mal të Zi, ku është lënë madje një vend në kopertinën e gazetës, për këtë lajm.
Për më tepër ato kanë bërë një fotomontazh ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i veshur me rroba ‘çetniku’ serb. (LajmeShqip.com)