Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 19:15

Athinë – Përleshjet ndërmjet grupeve të të rinjve dhe forcave të rendit sot pasdite u ripërtërinë në sheshin qendror në Athinë, menjëherë pas pranimit nga ana e parlamentit të planit të ri me masa kursimi, kumtuan agjencitë, duke iu referuar televizioneve greke.

Paraprakisht, paradite 34 persona, prej të cilëve 19 policë, u pranuan në spitale si rezultat i përleshjeve, ndërsa policia arrestoi tre persona.

Njëri nga hotelet luksoze në sheshin në qendër të Athinës është evakuuar, si masë e kujdesit.

Rreth orës 17 sipas kohës lokale, në afërsi të parlamentit dhe afër kampit të lëvizjes së “të pakënaqurve” në sheshin Sintagma, grupe me kapela shkaktuan incidente me forcat për luftë me anarkinë, të cilët përdorën gaz lotsjellës.

Demonstruesit kërkuan shpëtim nga gazi lotsjellës në metronë e Athinës.