Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 14:20

Pamja e kancelares Angela Merkel duke ngushëlluar refugjaten e re palestineze ka bërë xhiron e botës. Mediet më të njohura botërore, në mesin e të cilave edhe New York Times e kanë publikuar dhe e i kanë dhënë hapësirë të madhe, me video, në publikimet e tyre online.
Reem, kështu quhet vajza 13 vjeçe nga Palestina, jeton prej katër vitesh me familjen në Gjermani, ku është integruar shumë mirë dhe e flet në mënyrë të përsosur gjermanishten.
Reem ka marrë pjesë në debat televiziv në të cilin mysafir special ka qenë Angela Merkel. Në këtë emision Merkel thotë që Gjermania nuk mund t`i pranojë të gjithë njerëzit në kampet e emigrantëve në shtet. Reagimi i vajzës së re ka nxitur politikanët ta ndryshojnë ligjin.
“Nuk e di historinë  e kësaj vajze, por ajo flet gjermanisht rrjedhshëm dhe dallohet që jeton këtu gjatë kohë” – deklaroi Ministri për integrim, Ajdan Ozoguz.  Prandaj ndryshuan ligjin, kështu që të rinjtë që janë integruar mirë mund të fitojnë leje për të jetuar këtu”, thotë ai.
Gjatë emisionit, vajza i ka shpjeguar Merkelit se si ka arritur në Gjermani me familjen para katër viteve.

Në fakt, siç shkruajne mediet gjermane, palestinezja nuk ishte e kërcënuar me dëbim. Por ajo në bisedën emocionale me kancelaren ka shprehur ndjenjën e pasigurisë rreth qëndrimit të saj dhe perspektivës në vendin ku jeton, në Gjermani. Vajza dëshiron që kur të rritet të ketë të drejtë të studiojë po ashtu në Gjermani./albinfo.ch/