Lajme Shqip Tuesday, 09 April 2013 12:27

Beograd – Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se një burrë ka vrarë 13 persona në një fshat pranë Beogradit.

Fshati Velika Ivança gjendet në Mlladenovc, rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

Zëdhënësja e shërbimeve emergjente në këtë vend, Nada Macura, ka thënë se 60-vjeçari ka qëlluar për vdekje gjashtë burra, gjashtë gra dhe një fëmijë dy vjeç. 

Macura ka thënë se i dyshuari për vrasje, i identifikuar vetëm si Lubisha Bogdanoviq, veteran lufte, ka bërë përpjekje të vrasë edhe veten dhe gruan e tij.

Të dy ata janë ende të gjallë, por me plagë të rënda. Mediat në Serbi njoftojnë se në mesin e të vrarëve gjenden prindërit e të dyshuarit dhe i biri i tij. 

Motivi për të shtënat nuk ka qenë menjëherë i qartë. I dyshuari thuhet të mos ketë pasur dosje kriminale në polici.  

Autoritetet kanë konfirmuar se viktimat janë gjetur të vrara në pesë shtëpi, se të gjithë kanë qenë në gjumë dhe se vrasjet kanë ndodhur ndërmjet orës 4:00 dhe 5:00 të mëngjesit të sotëm.LajmeShqipcom)