|
|
e Premte, 27 Korrik 2012 11:35 Shkup- Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen publike emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete në Maqedoni.
Kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se pas tre ditëve do të bëhen publike emrat e bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete.
Ai theksoi se publikimi i emrave në faqen zyrtare të Komisionit të Lustrimit është në përputhje me Ligjin e ri për hapjen e dosjeve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare brenda komisionit kanë kundërshtuar një vendim të tillë të komisionit, duke kërkuar që procedura e publikimeve të ndërpritet deri në një vendim dhe deklarim të Gjykatës Kushtetuese.
Me ligjin e ri të miratuar nga maxhoranca të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve të kaluara sekrete, kryesisht shumica prej të cilëve dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret ish-jugosllav UDB do të publikohen në opinion me emër dhe mbiemër. (LajmeShqip.com)