Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 13:59

Shkup – Komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka paralajmëruar Maqedoninë se mund ta humbë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, nëse nuk bën progres në rrugën e reformave, bëhet e ditur në internet portalin “Euraktiv”.

Për vendimin e kryeministrit Nikolla Gruevski për ta ngritë përmendoren e “Ushtarit në kalë” në Qendrën e  Shkupit, e cila pretendon të shkaktojë tërbim te grekët, Fyle se konstatim se jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, “por edhe në jetën normale, çdo njeri duhet të përpiqet që të ikë nga kësi lloj punësh të cilat munden të komentohen si provokime nga ana e fqinjit të tij”.

“Me të vërtetë, përderisa ju keni fqinj dhe tani nuk flas për dy shtetet, dhe keni problem pa marrë parasysh se çfarë lloj problemi keni dhe me sinqeritet mundoheni ta zgjidhni problemin , mendoj se ju do të mundoheni që mos të bëni diçka që pastaj fqinji i juaj ta kupton atë si provokim”, ka thënë Fyle, duke shtuar se nuk është shumë i kënaqur nga ajo se si zhvillohen reformat në Maqedoni dhe nëse ky trend mëton të ekzistojë edhe në Qeverinë e re.

Sipas tij, Komisioni do të mundet ta rishqyrtoj rekomandimin për fillimin e bisedimeve të dhënë në muajin dhjetor të vitit 2005.

“A jam i kënaqur nga ritmi i reformave? Jo sa duhet. Kur qeveria e re do të formohet, kur shohim që në vend të progresit, Maqedonia mbetet mbrapa, përderisa kemi ndjenja se në vend se të ecë përpara, ju shkoni prapa, sigurisht do të duhet ta rishqyrtojmë rekomandimin për fillimin e bisedimeve”, ka shtuar më tej Fyle. Ai ka shtuar se tani për tani nuk sheh nevojë nga një veprim i tillë, por përsëri, insistoi në atë se, “reformat duhen të shpejtohen”.