Lajme Shqip Saturday, 23 March 2013 15:00

Shkup – Në Maqedoni u mbyll fushata për zgjedhjet lokale të kësaj të djele. BDI dhe PDSH përmbyllen mitingjet në Tetovë.

Ali Ahmeti tha se, në 24 mars do të bëhet realitet ëndrra për Kërçovën.

“Këtu mund të ketë edhe njerëz nga komuniteti maqedonas, unë i përshëndes dhe u them se Kërçova është e të gjithëve. Ajo është e shqiptarëve dhe ne nuk ua mohojmë të tjerëve, maqedonasve, romve, turqve e egjiptianëve. Bashkë duhet ta ndërtojmë Kërçovën. Bashkë do të jemi edhe më të fortë”, deklaroi Ahmeti.

Ndërsa Menduh Thaçi kërkoi që votuesit të dënojnë me votë politikën e kryeministrit Gruevski dhe aleatit të tij shqiptar.

“Beteja e 24 marsit është beteja e atyre që mendojnë se duhet mbështetur politika e Gruevskit dhe Ahmetit dhe neve që themi se shqiptarët duhet ta dënojnë qeverinë e tyre. Të nderuar tetovarë, ne vlerësojmë dhe jemi të bindur se ju do ta mbështesni kandidaturën e profesor Sadi Bexhetit. Vota për të do nxjerrë jashtë skenës politike të përulurit ndaj maqedonasve dhe Gruevskit”, tha Thaçi. (T.CH/LajmeShqip.com)