|
|
e Shtunë, 26 Maj 2012 11:04 Shkup (PLOTESUAR 11:20)- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë si të parëndësishëm dhe si të zakonshëm raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me të drejtat dhe zhvillimet në Maqedoni. 
Mediat dhe portalet e opozitës shkruajnë sot se qeveria e Gruevskit sikurse qeveria e regjimit në Kinë ka hedhur poshtë raportin vjetor të administratës amerikane, një raport i rëndësishëm dhe strategjik për politikat dhe prioritet amerikane për të ndihmuar vendet e botës në planin e respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
“Edi raportin, e di. Këto janë kritika standarde që Departamenti i Shtetit edhe në të kaluarën i ka dhënë për gjithë rajonin. Lart poshtë janë sfida standarde dhe ne punojnë çdo ditë për përmirësimin e të gjitha fushave ku ekzistojnë mundësi për përmirësime dhe ashtu do të vazhdojnë në të ardhmen”, u shpreh Gruevski. (LajmeShqip.com)
*****************************************
Shkup – Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë. 
Sa i përket të drejtave të njeriut, në raport theksohet problemi i dështimit të Qeverisë në respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, që u reflektua me ndërhyrjet në gjyqësor dhe media, qasja selektive e prokurorisë ndaj kundërshtarëve politik, nivelet e korrupsionit qeveritar dhe mosndëshkimi i policisë.
Tensionet në mes të bashkësive etnike shqiptare dhe maqedonase, si dhe diskriminimi shoqëror kundër romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, përbën një tjetër sipërfaqe të shqetësimeve sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.
Vlerësimet e tjera negative kanë të bëjnë me kushtet e këqija të burgjeve, stërngarkimin e tyre me të burgosur, dhuna në familje, një nivel diskriminimi kundër grave dhe personave me aftësi të kufizuara.
Maqedonia ka qenë gjithashtu një burim, destinacion, dhe vend tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore.
Mungesa e ndëshkimit të pjesëtarëve të policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues, edhe pse nënvizohet në raport se Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të ndëshkuar zyrtarë policoe për ushtrimin e forcës së tepruar, përmes kontrollit të brendshëm dhe standardeve pranë MPB-së.
Raporti nënvizon se ka pasur pretendime të besueshme se gjatë vitit Qeveria ka frikësuar zyrtarë të lartë dhe ka detyruar disa prej tyre qëtë ngjallin frikë tek liderët kryesor të opozitës. (LajmeShqip.com)